Policia ka vënë në pranga tre autorët e dyshuar për plagosjen me thikë dhe me sende të forta 24-vjeçarin në Korçë.

 

Të ndaluarit sipas policisë janë shtetasit me iniciale A.K, 18 vjeç, M.J, 28 vjeç, dhe  I.A, 32 vjeç, banues në Korçë.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndodhur pranë tregut të shumicës, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup dhe kanë plagosur me thikë shtetasin A.T, 24 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *