Disa civilë janë plagosur dhe është dëmtuar infrastruktura nga bombardimet ruse në disa rajone të Ukrainës mëngjesin e së enjtes, thanë zyrtarët rajonalë.

Gjashtë njerëz u plagosën në rajonin Çerkasi, tha guvernatori rajonal Ihhor Taburets, i cili shtoi se u dëmtuar edhe infrastruktura kritike, pa shpjeguar më shumë.

Në rajonin Dnipropetrovsk u dëmtua infrastruktura e rëndësishme e energjisë dhe një tubacion gazi, por nuk u shkaktuan viktima, tha kryetari rajonal Serhiy Lysak.

Katër njerëz u plagosën në Donjeck dhe tre të tjerë në Herson, thanë kryetarët e këtyre rajoneve, Vadym Filashkin dhe Oleksandr Prokudin, përkatësisht.

Për dëme u raportua edhe në rajonin Zaporizhja.

Në javët e fundit, Rusia i ka rritur dukshëm sulmet me dronë dhe raketa kundër infrastrukturës civile dhe posaçërisht asaj energjetike, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe numër të madh të viktimave civile, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Megjithatë, Ukraina pritet të furnizohet shumë shpejt me armë të rëndësishme për ta mbrojtur veten nga pushtuesi rus.

Katër njerëz u plagosën në Donjeck dhe tre të tjerë në Herson, thanë kryetarët e këtyre rajoneve, Vadym Filashkin dhe Oleksandr Prokudin, përkatësisht.

Për dëme u raportua edhe në rajonin Zaporizhja.

Në javët e fundit, Rusia i ka rritur dukshëm sulmet me dronë dhe raketa kundër infrastrukturës civile dhe posaçërisht asaj energjetike, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe numër të madh të viktimave civile, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Megjithatë, Ukraina pritet të furnizohet shumë shpejt me armë të rëndësishme për ta mbrojtur veten nga pushtuesi rus./Radio Evropa e Lire/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *