Kreu i KQZ, Klement Zguri ka deklaruar se pjesmarrja në zgjedhje ështëe   pabesueshme dhe shifrat nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

 

Në deklaratën e tij për mediat Zguri është shpehur se këto shifra janë paraprake dhe vijnë vetëm përmes komunikimeve telefonike. Ndërsa shtoi se vetë ende nuk ka votuar.

 

“Është e vërtetë përmes një deklarate nga zëdhënësja e komisionit janë raportuar shifra dhe një përqindje e caktuar deri në orën 11:00. Nuk është shifër zyrtare e konfirmuar nga KQZ-ja. Kjo shifër ka ardhur përmes komunikimeve telefonike të specialistëve të KQZ-së me KZAZ-të.  Dhe KZAZ-të i kanë marrë këto po përmes komunikimeve telefonike me sekretarët e qendrave të votimit. Duke ditur përbërjen aktuale të gjithë administratës zgjedhore unë besoj që këto shifra minimalisht nuk janë të besueshme pa u konfirmuar nga zyrtarisht nga KQZ. Nuk janë zyrtare, janë paraprake dhe vijnë thjesht e vetëm përmes komunikimit telefonik. Unë akoma nuk kam votuar”.

 

Ndërkohë rreth orës 11:00 në një deklaratë për mediat KQZ ka bërë me dije se kanë votuar rreth 12% e qytetarëve me të drejtë vote në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *