Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ndoqi nga afër këtë të premte procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Tropojë. Me anë të një postimi në “Facebook”, Paloka tha se pjesëmarrja e votuesve ishte e madhe. Sipas tij, mes kandidatëve ndihet gara, por shtoi se të gjithë bashkohen në qëllimin për ndryshim.

 

“Procesi i konsultimit të antarësisë mbi kandidaturat e PD nëpërmjet votës në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Pjesëmarrje mbresëlënëse e demokratëve. Ndihet rivaliteti, por dhe fryma e besimit se ndryshimi është i shpejtë e në duart tona. Sot përzgjedhim mes kandidatëve, nesër jemi të gjithë bashkë për të zhdukur të keqen e për të rikthyer shpresën!”

 

Për 2 javë me radhë anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë për figurat të cila do t’i përfaqësojnë në garën e 25 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *