“Babalja është kthyer tashmë në një hit dhe personifikim për situate të ndryshme në takime të vogla dhe të mëdha.

 

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu  shkruan në faqen e tij facebook se ka parandaluar një tjeter “Babale”.

Ai pretendon se gjatë mbledhjes se radhës të Asanblese së PS në Lezhë dikush që ndodhej në një cep të sallës kishte shkuar të incizonte debatet dhe diskutimet mes socialisteve të këtij rrethi.

Ndreu thotë se ishte pikërisht ai, me instiktin e policit ( profesion që e ka mbajtur për shumë kohë) që arriti të dalloje këtë mission të shëmtuar që I ishte ngarkuar.

 

Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës.
Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne ! 
E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente ! 
E turpshme!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *