Subscribe

Avioni që ul në Ishëm të enjten, ruhet nga nje furgon policie me dy punonjës, te cilët nuk lejojnë njeri te afrohet pranë zonës se rrethuar me shirit të verdhë.
Pista e improvizuar dhe avioni qe pritet te zhvendoset, jane pare nga afer edhe nga deputetë e drejtues të Partisë Demokratike. Ata thane se provat tregojnë qarte trafikun e drogës me avionë. Deputetet e opozitës thane se ne Shqipëri ka edhe pista të tjera që kontrollohen nga trafikantet me lejen e segmenteve shtetërore. Pas vëzhgimit, ne vendin e ngjarjes, deputetet theksuan se pistës, nuk i mungon as struktura e betonit që trafikantët e përdorin për të ndezur zjarrin sinjalizues për pilotin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *