Kryeministri Edi Rama shprehu një mesazh ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, Pirro Mani. Në “Facebook”, Rama e quan atë usta të skenës teatrore dhe e vlerëson për artin e tij.

 

“⚫️LAMTUMIRË USTA! Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes🙏”

 

Pirro Mani u shua në moshën 89-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jetonte prej vitesh bashkë me familjen. Ai numëron mbi 80 role në karrierën e tij të gjatë në kinematografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *