Kanadaja regjistroi këtë të dielë temperaturën më të lartë në 84 vjet. Termometri shënoi të dielën 46.6 gradë Celcius në qytezën Liton të provincës Kolumbia Britanike.

 

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në dy qytete: Jellou Gras dhe Midejll, në korrik të vitit 1937, ku temperatura kishte arritur në 45 gradë Celcius.

 

Shërbimi Kombëtar i Motit e cilësoi këtë valë nxehtësie si historike dhe tha se temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, duke nisur nga e marta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *