Subscribe

Gazmend Leka rrëfen rrugëtimin e tij artistik të këtij viti te konceptuar si një lutje për ti mbijetuar katrahurës ku jetojmë. Nis me një mëngjes në studion e piktorit e përfundon me artistin e dorëzuar përballë veprës së tij.

 

Në tablotë që do të gjeni të ekspozuara galerinë FAB mes objekteve të piktorit në studio evidentohen edhe shumë metafora, lëvizje e metafizikë.

 

Leka në autoportret është dorëzuar. Madje në një prej tyre e vendos veten edhe brenda një arkivoli.

 

Megjithatë artisti tregon për Vizion Plus se nuk do të rresht së luturi, që ta tejkalojë sërish veten, njëlloj si dikur murgjit bënin përpara ikonave, për t’i bekuar ato.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *