Subscribe

E ndërsa politika e tensionuar vijon të marrë vëmendje maksimale, ekonomia po jep sinjalet e para se ecuria nuk duket aspak pozitive.

 

Rritja ekonomike e publikuar na INSTAT në nivelin  2.2 % për tremujorin e parë, tregon për një tkurrje të aktivitetit ekonomik. Nisur edhe nga niveli i ulët i investimeve publike dhe atyre private apo dhe mungesës së kreditimit, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, objektivi për të arritur një rritjeje mbi 4 % duket e vështirë.

 

Duke parë forcat në veprim, si zhvillimet politike, por edhe disa tregues të tjerë si investimet publike, veçanërisht ato me financim të huaj, niveli i ulët i kreditimit, unë mendoj se kjo tendencë e rritjes ekonomike për 3 mujorin nuk është një prirje afatshkurtër, por afatmesme. Në vijim ekonomia do të ketë problem, do të vuajë ngërçet aktuale, çka për rrjedhojë rritja ekonomike do të duhet të rishikohet,  pasi objektivi nuk do të realizohet,”-thotë Xhepa.

 

E gjithë kjo situatë sipas Xhepës vjen nga faktorë që nuk janë në dorën e autoriteteve. Rritja një vit më parë erdhi kryesisht nga një mot i favorshëm me reshje, ndërsa këtij viti mbetet edhe e parashikua si do të vijojë sjellja ekonomike për shkak të pasigurisë që përvjel politika në vend.

 

Në Shqipëri prej vitesh sjellja e ekonomisë po dominohet nga faktorë që janë jashtë kontrollit të autoriteteve, janë faktorë natyrorë si moti, por edhe faktorët politikë që kanë dalë jashtë kontrollit, pasi klima politike do të japë efekte ndoshta edhe më të mëdha një ajo që mund të japë mungesa e prodhimit të energjisë. Roli i këtyre aktorëve duke qenë kaq i fortë, e bën sjelljen ekonomike të paparashikueshme.

 

Për të dytën tremujor me radhë ekonomia ka shënuar një rritje modeste. Sinjali i parë i tkurrjes se ekonomisë nisi në mbyllje të vitit që lamë pas, për të vijuar edhe në fillim të këtij vitit, ku rritja po i largohej nivelit të 4%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *