Rezidentët në Korenë e Veriut janë dyndur në dyqane për të bërë blerje të nevojshme pas panikut të krijuar prej lajmeve se lideri i tyre, Kim Jong Un ka vdekur.

Sipas “Washington Post”, dyqanet në Pyongyang janë boshatisur nga njerëzit, të cilët kanë nxituar të blejnë sa më shumë ushqim, detergjentë, pajisje elektronike dhe alkool.

Produktet që importohen nga jashtë raportohet se janë të parat që u shitën shumë shpejt, por shitje të larta ka patur edhe përsa u takon cigareve.

Frika nga trazirat besohet se ka nxitur panikun për të bërë sa më shumë blerje.

Pikëpyetjet për shëndetin e Kim Jong Un nisën që në 15 prill pasi ai nuk mundi të marrë pjesë në Ditën e Diellit, një festë e rëndësishme për të shënuar ditëlindjen e gjyshit të tij, themeluesit të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *