Një shtetas i kërkuar nga drejtësia belge është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Adriatiku”.

Forcat e rendit prangosën 27 vjecarin me iniciale E.K banues në Kurbin.

Ky person kërkohej në Belgjike pasi ishte në mesin e përsonave drejt të cilave ishin lëshuar urdhër arreste në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Pikaso”. Në këtë operacion u kapën 8 shtetas shqiptarë nga të cilët 2 në Shqipëri dhe 5 ne Belgjike.

Ata kryenin aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe pronave në Belgjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *