Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka pezulluar punën në Call Center-in ku u identifikuan 15 rastet e reja me koronavirus.

Punonjësit u infektuan nga një një person, i cili rezultoi dy ditë më parë i prekur me COVID-19 pasi iu nënshtruar testimeve laboratorike.

Menjëherë pas konfirmimit të rasteve të reja, ISHSH zhvilloi një kontroll në Call Center-in që ndodhet në zonën e Laprakës dhe vendosi të pezullojë punën.

Pas 25 rasteve të konfirmuara këtë të martë nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të prekurve ka shkuar në total në 1029.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *