Shtatë punonjës policie të Komisariatit të Krujës janë pezulluar nga detyra pas një hetimi tyë SHCBA dhe Prokurorisë.

Ata dyshohet se duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Shpërdorimi i detyrës  dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme, ku veprimet dhe mosveprimet e tyre konsistojnë në favorizime të kultivimit të bimëve narkotike, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos-evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore, etj. Gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi kanabisi dhe u asgjësuan bimë narkotike.

 

Në bazë të provave dhe fakteve te grumbulluara,  Gjykata caktoi masat e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, për:

 

– Xh.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme;

 

– S.D., Ndihmës/specialist për Rendin;

 

– M.C., Ndihmës/specialist për Rendin;

 

– N.S., Ndihmës/specialist për Rendin;

 

– K.D., Ndihmës/specialist për Rendin;

 

– D.S., Ndihmës/specialist për Rendin;

 

– F.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *