Subscribe

Banka e Shqipërisë ka vendosur të pezullojë shpërndarjen e fitimeve për bankat e nivelit të dytë deri në fund të muajit qershor.

 

Urdhëri i Këshillit Mbikqyrës pezullon fitimet e mbartura nga periudhat e mëparshme, por edhe ato të 6 mujorit të parë të këtij viti. Kjo masë e Autoritetit Mbikqyrës synon të sigurojë mbështetjen për bankat për të balancuar humbjet e mundhshme, por edhe për të mbështetur klientet individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe.

 

Këshilli miratoi edhe uljen me 50% te honorareve per anëtarëve e tij, si dhe pagat e administratorëve dhe drejtorëve të Bankës së Shqipërisë.

 

Vendimi i saj vjen si një shenjë solidariteti, pas përgjysmimit që ndëmrori qeveria për pagat e ministrave dhe deputetëve. Ky shkurtim i pagesave do të shtrihet për aq kohë sa do të zgjasë situata e pandemisë.

 

Vendimi i tretë që  Këshillit mori ishte  heqja e komsioneve të aplikuara për transferat e kreditit në lekë nga klientët. Urdhri ka si qëllim të mbështesë klientet e bankave që të vijojnë kryerjen e pagesave në kushtet kur ata e kanë të kufizuar lëvizjen, si dhe minimizimin e grumbullimeve në sportelet e bankave.

 

Synimi është që të bëhet edhe me tërheqës përdorimi i shërbimeve Home-banking.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *