Nga muaji mars e deri më tani sistemi bankar dhe ai jo bankar po aplikon moratoriumin e kredive për klientët e prekur nga kriza. Në Bankën e Shqipërisë janë depozituar 300 ankesa për këtë proces, ku pjesa më e madhe janë nga shoqëritë e mikrofinancës.   

“Ne kemi patur 300 ankesa deri më tani. Në raport me 60 mijë klientë që kanë marrë kredi në sistem kjo është një shifër e papërfillshme. Institucionet e mikrofinacës kanë qenë dominuese në ankesat e paraqitura. Kjo ka ardhur për shkak edhe të logjistikës së punës por edhe për faktin se këto insitucione e kanë ndjerë krizën më shumë se sistemi bankar”, thotë kreu i mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Deniz Deralla

Gjatë intervistës dhënë në emisionin E –Zonë, Deralla thotë se institucionet e mikrofinancave nuk kanë likuiditet, pasi këstet e kredive mujore janë burimi kryesor i tyre. Është kjo arsyeja pse Banka e Shqipërisë i përjashtoi këto institucione nga vendimi për të pezulluar edhe me tre muaj të tjerë kreditë. Pezullimin 6-mujor po e aplikojnë vetëm bankat e nivelit të dytë  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *