Subscribe

Vendimi i qeverisë për të skanuar të gjitha kontrata koncesionare në energjetike, si dhe për të pezulluar ato që ende nuk kanë nisur nga puna ka ngjallur debat mes ekspertëve, por edhe vetë bizneseve. Këta të fundit nuk e kanë mirëpritur këtë nisëm, madje e konsiderojnë atë një vendim të nxituar. Por ekspertë të sektorin e konsiderojnë këtë nisëm si një rinovim të domosdoshëm.

 

Jemi të shqetësuar pasi mendojmë se ky vendim i ministres është i nxituar pasi ajo nuk ka patur mundësi të vlerësojë apo studiojë këto kontrata dhe më pas të dilte në një qëndrim. Per ne ishte si një rrufë në qiell të hapur, shprehet Anita Shushku, kryetare e shoqatës së burimeve të rinovueshme.

 

Kjo është në nisëm pozitive, pasi sektori ka nevojë për një verifiko të atyre kontratave që ende nuk kanë nisur të zbatohen. Unë e vlerësoj si një rinovim të domosdoshëm që duhet ti bëhet sektorit, shprehet Lorenc Gordani ekspert energjie.

 

Por për bizneset qëndrime të tilla gjithëpërfshirëse janë një kërcenim juridik dhe se shteti duhet të jetë partner dhe jo penalizues. Ndërsa eksperti Gordani, thotë se numri i kontratave është shumë i lartë ndërsa leverdia e tyre ende nuk ka dhënë impakt në ekonomi.

 

Deklarata të tilla janë një kërcënim juridik i cili ka një impakt negativ pas krijon pasiguri si në investimet aktuale dhe në ato që do të vijnë më pas. Këto kontrata janë miratuar nga një institucion kryesor siç është ministria dhe jo nga drejtori apo drejtor, të cilët mund të ndryshojnë qëndrimet e tyre në momente të caktuara- vijon më tej Shushku.

 

Pak ditë më parë, ministrja Belinda Balluku njoftoi se janë vetëm 96 hidrocentrale operative, ndërsa janë dhënë lejë për 440 objekte të tilla. Ky fakt për ministrinë përbën arsye për të bërë një skanim të situatës dhe për të marrë vendime për vijueshmërinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *