Policia e Mirditës ka finalizuar operacioni policor të koduar “Bulshar”, nga ku 5 persona u arrestuan si dhe u sekuestruan armë, drogë dhe municion luftarak.

 

Shtetasit e arrestuar janë: J. N .,28 vjeç, F. Rr., 27 vjeç, K. L., 29 vjeç, N. Rr., 28 vjeç dhe N. L., 59 vjeç, të gjithë banues në fshatin Bulshar, Mirditë.

 

Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin po përgatisinin në një godninë të braktisur në fshatin Bulshar, një sasi lënde narkotike në doza të vogla, për ta shpërndarë.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, në banesën e shtetasit K. L., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, me 30 fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *