Aksioni i Policisë së Skraparit prishi planin e pesë personave, që ishin nisur të transportonin kokainë. Shtetasit A. G., 46 vjeç, A. Ç., 22 vjeç, B. G., 28 vjeç, E. H., 31 vjeç dhe Z. Q., 18 vjeç u arrestuan teksa po udhëtonin me makinë.

 

Ata ishin të ndarë në tri automjete, brenda të cilëve efektivët gjetën 2 kg kanabis, dy armë gjahu, katër aparate celulare, municion luftarak dhe dy thika.

 

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *