Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e personave të infektuar dhe viktimave nga Covid në 24 orët e fundit.

SIpas Ministrisë, 573 qytetarë kanë rezultuar të infektuar ndërsa  janë regjitstruar pesë humbje jete.

Janë kryer 3,498 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 573 qytetarë, në këto bashki: 270 në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

Janë 8,343 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 458 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,687 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 573
Të shëruar në 24 orë 458
Të shtruar në spitale 165
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3,498

Testime totale 1,344,328
Raste pozitive 192,013
Raste të shëruara 180,687
Raste Aktive 8,343
Humbje jete 2,983

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,455
Fier 847
Shkodër 458
Vlorë 459
Durrës 419
Gjirokastër 411
Berat 381
Elbasan 341
Lezhë 197
Korçë 188
Kukës 77
Dibër 75

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *