Gjiganti i letrave, Ismail Kadare dhe e shoqja e tij, Helena Kadare zhvilloi të shtunën një takim me të rinjtë e Klubit Letarar të Kavajës, në prag të 85-vjetorit të tij. Ky aktivitet, ku shkrimtari më i njohur i letrave shqipe rrefeu karrieren e tij të pasur, e zhvilluar nën kujdesin e “Qendrës Kombtare të Librit dhe Leximit” u pasqyrua vetëm nga dy media, duke i hequr të drejtën mediave të tjera që janë po ashtu nje zë i rëndësishëm i jetës kulturore ne vend.

 

Vetë drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli pohoi se “çifti Kadare nuk donte kamera”, pa i dhënë përgjigje pyetjes se si në këtë rast, dy media ndodheshin aty dhe përse nuk u njoftuan të tjerat, për datën dhe vendin e takimit.

 

Megjithatë, Ismail Kadare na takon të gjithëve dhe me daljet e tij të rralla, dëshira për ta dëgjuar dhe ndjekur është e madhe, pa u kufizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *