Subscribe

Prova të reja janë gjetur mesa duketm në dosjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja në datë 1 nëntor në Shkozet të Durrësit. Një tjetër person mësohet se është identifikuar si I implikuar në plagosjen e trefishte të prokurorit Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe mikut Landi Muharremi ( Rrumi).

Prokuoret që po merren me këtë cështje kanë sekustruar edhe telefonin e kolegut të tyrfe Ndoja që ndodhet në spitalin e Durrësit në gjëndje të mirë.

Po kështu janë sekuestruar edhe telefonat e  Muharremit, i njohur me pseodonimin Rrumi dhe shoferit Maloku.

Burime per Vizion Plus bene me dije se ne pyetje eshte marre eshe një personazh i njohur i shoëbiz-it, qe rezulton te kishte komunikime te shpeshta me 34 vjecarin Redjan Rraja.

Ndonëse burimet kane qënë të rezervuara për të treguar emrin, bëhet fjale për një vajzë modele që ka qënë në 2 vitet e fundit shumë aktive në televizionet shqiptare.

Ky I fundit është personi I vetëm deri tani I vënë në pranga për këtë ngjarje të rëndë.

Ai nuk ka pranuar akuzat por pavarësisht kësaj u la në burg ditën e mërkurë.  Hetuesit po ashtu dyshojne se diten e ngjarjes autoret nuk e kane ndjekur automjetin qe perdoren per shkak se nuk i eshte hapur bagazhi ku kishin lene shishet me benzine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *