Subscribe

Të gjithë fëmijët, por edhe të rriturit që shfrytëzojnë lulishten përballë presidencës për të kaluar pasditen, nuk do të jenë vetëm.

 

Kësaj hapësire të gjelbër i janë shtuar dy personazhe të rinj, jo pak të panjohur për publikun. Ata janë cufo dhe bubi kaçurrel,të cilët këtë vit kanë mbushur 40 vjeç.

 

Sot këto personazhe vijnë përmes instalacionit të ideuar dhe konceptuar nga Eljan Tanini.

 

Vepra u përurua nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ideatori Eljan Tanini dhe krijuesi i dy personazheve, shkrimtari Gaqo Bushaka.

 

Seferi falenderoi Taninin për veprën që i ka dhuruar Tiranës, si dhe autorin e romanit “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”, Gaqo Bushaka, për emocionet që u ka dhuruar fëmijëve me librat dhe humorin e tij.

 

Romani Çufoja dhe Bubi Kaçurrel është shkruar për herë të parë në vitin 1978 dhe ky inaugurim vjen në 40 vjetorin e krijimit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *