Subscribe

Lulzim Basha u pyet edhe për akuzat e Belind Këlliçit dhe Sali Berishës se persona të armatosur kanë kërcënuar të rinjtë e FRPD-së brenda ambienteve të selisë blu.

 

Me ironi, krydemokrati u shpreh se: “Po. Ka njerëz me armë. Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin me kallashnikov, ndërsa Endri Hasa kishte një mortajë të një kalibri të rëndë. Flutura Açka kishte marrë me vete një pistoletë me silenciator.”

 

Po ashtu, lideri demokrat shtoi se PD do të çlirohet nga Sali Berisha dhe nga gorillat e tij, duke nënkuptuar mbështetesit e Berishës.

 

“Do ia heqim brinjët trekëndëshit të Bermudës një nga një. PD do të çlirohet nga Sali Berisha dhe nga gorrillat e tij. Këtë forcë nuk e merr dot peng Edi Rama, as duke përdorur Sali Berishën. Ai e nisi karrierën e tij politike me dy tesera në xhep dhe po e përfundon me ‘non grata’”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *