Një 36-vjeçar u vu në pranga gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Fier. Pas informacioneve të marra, efektivët ushtruan kontroll në lokalin e të arrestuarit, ku konstatuan se ai e kishte përshtatur ambientin për përdorimin e lëndëve narkotike.

 

Fieraku me inicialet E. D. u kap me 1 kg e 140 gram fara kanabisi, që do t’i shiste si edhe 650 gram kanabis të bërë gati për t’u ndarë në doza.

 

Bashkë me lëndën narkotike, blutë e Fierit sekuestruan edhe 1.400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *