Fletët masive akullore të Grenlandës përmbajnë ujë të mjaftueshëm për të rritur nivelet e detit në botë nga 23 metra dhe një studim i ri tregon se ato janë shkrirë me një ritëm “të paprecedentë” gjatë shekujve të fundit.

 

Studimi, i botuar të enjten në revistën shkencore Nature, tregoi se humbja e akullit të Grenlandës u përshpejtua me shpejtësi gjatë dy dekadave të fundit, pasi kishin mbetur relativisht të qëndrueshëm që nga agimi i Revolucionit Industrial në mesin e viteve 1800.

 

Shkencarët zbuluan se sot fletët e akullit të Grenlandës po shkrihen me një normë 50% më të lartë se nivelet paraindustrial dhe 33% mbi nivelet e shekullit të 20-të./CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *