Sikundër paralajmëroi, Izraeli ka nisur operacionet tokësore, duke thyer kufirin në Rripin e Gazës.

 

Forcat e armatosura izraelite, me tanket dhe automjete të blinduara hynë në Rripin e Gazës dhe nisën sulmin frontal.

 

Këto sulme, Izraeli i justifikon me argumentin se Gaza ka lëshuar rreth 1750 që nga e hëna.

 

Kryeministri Benjamin Netanyahu, në një deklaratë tha: “E kisha thënë që Hamasi do të paguante një çmim të shtrenjtë.  Ne po e bëjmë një gjë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me forcë.”

 

Me gjithë shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar se armiqësitë në rajon mund të dalin jashtë kontrollit, ushtria izraelite tha se sulmet në Gaza do të vazhdojnë dhe se Izraeli po përgatitet për “skenarë të shumtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *