Partia Demokratike ka depozituar në prokurori një kallëzim penal ndaj punonjësve të policisë dhe kreut të IKMT në lidhje me përplasjet fizike që ndodhën pak ditë më parë në Unazën e Re.

 

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu nënvizoi se ky kallëzim është vetëm hapi I parë I premtimit të bërë ndaj banorëve të Unazës. Ai theksoi se të gjithë dhunuesit e banorëve duhet të jenë para përgjegjësisë.

 

“Ky kallëzim penal është hapi i parë i premtimit të bërë ndaj banorëve. Kallëzimi penal është edhe ndaj kreut të IKMT-së. Dhunuesit e banorëve duhet të jenë para përgjegjësisë. Hapi i dytë i joni do të jetë dëmshpërblimi i banorëve”

 

Tre ditë më parë në zonën e Astirti u prishën 33 objekte. Nga përplasja fizike u dëmtuan disa banorë si dhe punonjës policie.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *