Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte ora 19:05, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Kryebushat.

 

Mjeti tip Benz, me targë AA208BY, me drejtues shtetasin P. K. 50 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz, me targë AA387KJ, me drejtues shtetasin Y. B. 67 vjeç, banues në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur  i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Ndërkohe bashkëshortja e tij N. B. 74 vjeçe, pasagjere në mjetin tip Benz ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

 

Drejtuesi i mjetit shtetasi P. K. do shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *