Subscribe

Ndërsa protestuesit po përpiqeshin të shkelmonin derën e Kryministrisë për të hyrë brenda, Forcat Speciale dhe policia i kanë shpërndarë me gaz lotsjellës.

 

Prej më shumë se 2 orësh, qindra qytetarët vijojnë të protestojnë kundër vrasjes së Klodian Rashës, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga një polic orët e para të mëngjesit të së martës, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

 

Ata kanë qëlluar me sende të forta efektivët e policisë, si dhe kanë thyer dyert e godinës se Kryeministrise, në tentativë për të hyrë brenda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *