Subscribe

Qeveria dhe opozita kane replikuar ne distance per projektin e autostrades milot fier. Ministrja e infrastructures Belinda Balluku ka shfrytezuar foltoren e parlamentit per te mbrojtur kete projekt, e duke iu kunderpergjigjur akuzave qe partia demokratike ka artikuluar gjate diteve te fundit.

Balluku se pari ka sqaruar çmimin qe qytetaret do te paguajne per te kaluar ne kete autostrade, duke specifikuar se do te kete edhe rruge dytesore pa pagese.

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES

“Kjo autostradë do të kushtojë 7.5 euro për 100 km, asnjë lekë më shumë. Autostradat me pagesë janë autostrada europiane të shpejtësisë. Ne përveç rrugëve europiane, ndryshe nga ju do të bëjmë rrugët dytësore të detyruara. Është detyrim i cdo garuesi që të ofertojë për rrugët dytësore që do i bëjë në këtë koston e përgjithshme. Sepse çdo qytetar do të ketë të zgjedhë rrugën me pagesë me shpejtësi nga 90-130 km, ose rrugën pa pagesë

Ministrja e Infrastruktures ka sqaruar edhe pse kjo autostrade do te kushtoje rreth 1.2 miliarde euro duke hedhur poshte pretendimet se nje pjese e rruges eshte e ndertuar.

Por opozita nuk terhiqet nga akuzat e saj se koncesioni per Milot-Fier eshte korruptiv. Eksperti Dorian Teliti ka shkuar prane rrethrrotullimit të Thumanës për te treguar se rruga ekziston.

DORIAN TELITI

EKSPERT 

Kjo është një vjedhje skandaloze dhe e papranueshme. Këtu rruga ekziston në formën e saj më të mirë, që prej vitit 2013, megjithëse qeveria nuk e mirëmbajti asnjëherë, siç nuk ka mirëmbajtur rrugë të tjera që i gjeti gati në çdo cep të vendit.

Sipas opozites, shuma qe qytetaret do te paguajne per te kaluar ne kete rruge do te jete e larte.

Kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje. Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë shumëfishuar kostot për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve.  Çdo automjet që kalon në këtë rrugë, do të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje, duke e bërë këtë një rrugë të florinjtë.

Qe prej moment te shpalljes se tenderit opozita ka artikuluar akuza te forta ndaj qeverise, pasi sipas saj kostoja e ndertimit te 1 kilometër rrugë shkon ne 20 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *