Subscribe

Diskutimi për portin e ri të Durrësit nisi me tensione sot në parlament për shkak të kohës së kufizuar prej 2 minutash që i ishte lënë kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe 4 deputetëve të tjerë demokratë.

 

Deputetët demokratë si rrallëherë u bashkuan për ti garantuar të drejtën e fjalës Berishës dhe mazhoranca u tërhoq duke lejuar debat pa limit për marrëveshjen me të diskutuar të këtij viti, atë për portin e Durrësit.

 

Vetë kryeministri Edi Rama në një fjalim prej 55 minutash mbrojti projektin e ri për portin e Durrësit, duke hequr paralele mes skenës politike sot dhe skenës politike në fillimet e shtetit shqiptar e duke shfrytëzuar për të sulmuar opozitën shprehjet e disa prej shqiptarëve më të njohur; Faik Konicës, Fan Nolit e Mit’had Frashërit.

 

Por për kryetarin e opozitës Sali Berisha ky projekt, është më korruptivi i 30 viteve të fundit.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje njerëzore. Hidheni poshtë këtë marrëveshje.Mos u përpiqni ta mbuloni duke shkurtuar kohën e diskutimit. Marrëveshja shkel me të dy këmbët MSA-në, Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Pasuron Edi Ramën dhe klanin e tij.

 

Shefi i qeverisë Rama dhe kryetari i PD Berisha, replikuan për çdo detaj të marrëveshjes për portin e ri.

 

EDI RAMA

SALI BERISHA

“Sot, ky port asgjësohet me gjithë qindra e qindra milionë euro investime në këtë port këto 30 vite dhe më parë. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milionë ton mall përpunimi dhe ka arritur në 4.8 milionë.”

 

EDI RAMA

“Me ate palavi atje do behet shqiperia porta hyrese e ballkanit perendimor”

 

Sali Berisha

Ky klan u përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katror në pjesën më të kushtueshme të Durrësit, ky klan u zhduk atyre portin mijëravjeçar, që ka qenë gjithnjë porta e hyrjes së Europës drejt Ballkanit dhe Ballkanit drejt Europës, ka qenë nyja kryesore që lidhej me Konstandipojën.

 

Të dy politikanët janë përplasur edhe për investitorët në portin e ri të Durrësit.

 

EDI RAMA

SALI BERISHA

“Klani Rama, me 60 përqind të aksioneve, kaq thuhet, se nuk tregohet se çfarë ka Rama dhe çfarë ka Alabari, nuk do e marrim vesh ndonjëherë.

 

Por pavarësisht sqarimeve të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, opozita ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet kundër marrëveshjes.

 

SALI BERISHA

“Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë dhe nuk do dalësh më kurrë prej tij. Nuk ka burg që të mban ty me këtë gjë që po bën.”

 

Ndërsa shefi i qeverisë gjatë gjithë fjalës së tij ka sulmuar opozitën, e cila sipas tij me qëndrimin e saj po dëmton vendin.

 

EDI RAMA

“Gomarica, tradhtare, grabites, napoleon”

 

Marrëveshja e lidhur mes qeverise shqiptare dhe kompanisë Eagle Hills të biznesmenit të njohur Mohamed Alabbar ,i cili njihet për rolin e tij në transformimin e Dubait, parashikon ndërtimin e një porti turistik në vendin ku aktualisht ndodhet porti i Durrësit.

 

Projekti Durrës Yacht & Marina ka marrë statusin strategjik, vlera e investimit është parashikuar të arrijë në 2 miliardë euro dhe falë tij pritet të hapen 12 mijë vende pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *