Subscribe

Mazhoranca dhe opozita kane replikuar nepermjet emaileve e rrjeteve sociale per mbledhjen e Keshillit Politik dhe ceshtjen e ndryshimit te sistemit zgjedhor.

Dy negociatoret Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili nepermjet nje emaili drejtuar socialisteve kane kerkuar qe keshilli te shtyhet pas seances plenare ku pritet te miratohet marreveshja e 5 qershorit; duke propozuar qe mbledhja te zhvillohet pasditen e se enjtes ose te premten.

Por sipas opozites Keshilli Politik ku PD do te perfaqesohet serish me sekretarin e pergjithshem Gazment Bardhi, nuk mund te mblidhet per te shqyrtuar ceshtjen e sistemit; por pikat e tjera te marreveshjes se arritur me ndihmen e faktorit nderkombetar sic jane masat kunder shitblerjes se votes apo kodi i ri qe do te hyje ne fuqi ne 2025.

“Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me:  blerjen e votës;  presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale.”

Negociatori socialist Damian Gjiknuri i ka derguar nje email tjeter opozites, duke perseritur se Keshilli do te mblidhet sot ne oren 17.00 per te diskutuar ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama ne rrjetet sociale i ka bere apel opozites te behet pjese e Keshillit Politik.

“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!”

Kane mbetur vetem 8 dite kohe para se parlamenti te votoje ndryshimet kushtetuese qe lidhen me sistemin zgjedhor, por deri me tani arritja e nje konsensusi mes demokrateve e socialisteve duket i veshtire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *