Vetëvendosje premton se nëse fiton zgjedhjet, do të shfuqizojë disa prej vendimeve të qeverisë Hoti. Kandidati për kryeministër Albin Kurti deklaroi për mediat kosovare se me ardhjen në pushtet të partisë së tij do të rishikojnë vendimet e marra 6 muajt e fundit.

 

ALBIN KURTI

KANDIDAT PËR KRYEMINISTËR

 

“Ne ndër vendimet e para që do të marrim për të mos thënë vendimi i parë si qeveri e re do të jetë rishikimi i vendimeve të kësaj qeverie, që nga fillimi ka qenë jo logale e që edhe Kushtetuesja e shpalli jo legale dhe jo kushtetuese. Mendoj se shumicën e atyre vendimeve do t’i kthejmë mbrapsht dhe do t’i hedhim poshtë”

 

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti , i cili   theksoi se Kurtit nuk do t’i vijë rasti për të mbajtur premtimet.

 

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTËR NË DETYRË

 

“Është veç fiksimi i tij, nuk ka me i ardhë shansa asnjëherë atij për të marr pushtetin. Ne njëherë ia kemi dhënë pushtetin për 52 ditë dhe dy herë e ka shkelë Kushtetutën. Më nuk do t’ia japin qytetarët mundësinë për të ardhur në pushtet. Ato janë vendime të rëndësisë shtetërore. Të gjitha këto janë parulla për fushatë, pa asnjë përmbajtje”

 

28 subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, nisën zyrtarisht fushatën të mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *