Një shqiptar ka mbetur i vrarë këtë të enjte pas një shkëmbimi zjarri mes policisë greke dhe trafikantit.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është vrarë në kufirin e gjelbër, pasi po transportonte drogë pranë kufirit.

 

Sipas autoriteteve greke shqiptarët po transportonin marijuanë dhe heroinë. Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur canta me drogë, ku mendohet se janë rreth 100 kg marijuanë. Ndër të tjera bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa janë vënë në ndjekje të 4 shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *