Subscribe

Kriza ne universitetin e Tiranës përfshin ne debate edhe drejtuesit e këtij institucioni. Nje dite pas takimit me kryeministrin Edi Rama, rektori i universitetit Mynyr Koni kërkon zhbllokimin e situatës dhe hetim te plote per këtë institucion. Rektori i ben apel kryeprokurores Arta Marku te nise hetimin mbi universitetin e Tiranës qe nga viti 2008.

 

Per rektorin Koni bllokimi i punes ne universitete është i qëllimshëm dhe per kete akuzon stafin e ngushte te paraardhësit te tij Dhori Kule. I menjëhershëm ka qene reagimi i Dhori Kules dhe dekanëve te fakultetit te Tiranës, i cili i kërkoi ministres se arsimit te nise procedurat e shkarkimit te rektorit.

 

Rektori i universitetit te Tiranës kërkon edhe ndryshimin e ligjit ku bordi i universitetit sipas Mynyr Konit, te këtë varësi nga senati dhe jo nga ministria e arsimit. Ndërsa  dekanët thonë se ligji duhet vene ne zbatim.

 

Ligji i ri i arsimit te larte dhe kompetencat financiare dhe administrative qe i janë dhene bordit te universiteteve kane ndare ne dysh akademiket.

 

Rektori dhe stafet akademike deklarojnë se ligji i jep autonomi te kushtëzuar universiteteve, ndërsa dekanët presin vënien ne zbatim te ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *