Kreu i grupit parlametar i PS, Taulant Ball ka sulmuar presidentin Meta pas akuzave që ky i fundit bëri në drejtim të kryeministrit Rama.

 

Në një postim në “Facebook”, Balla u shpreh se Meta nuk po mendon më për Kushtetutën por për lidershipin e opozitës.

 

Sipas Ballës, Meta me qëndrimin e mbajtur ndaj Ramës ngriti përfundimisht flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës në Presidencë.

 

“Presidenti nuk mendon me as per Kushtetuten, as per dinjitetin e institucionit, po per lidershipin e opozites! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar te opozites ne Presidence dhe sulmoi kryeministrin me te gjithe librin e Shqupit dhe LSI-se bashke. Fatkeqesisht ky eshte sot Ilir Meta, nje president i votuar nga ne per te perfaqesuar edhe opoziten (me votat ne dispozicion dhe pa PD ne salle, ishte e vetmja zgjedhje per te mos e cuar vendin ne kaos institucional), tanime i kthyer ne kryetar alternativ opozite.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *