Opozita ka vendosur që protesten e radhës ta zhvilloje ditën e premte në datën 31 maj.

Kjo datë përkon me nisje zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale te 30 qershorit, të cilat deri tani PD dhe aleatet  tjerë të opozitës kanë vendosur ti bojkotojnë.

Por në datën 31 maj mazhoranca dhe mbi të gjitha partia socialiste ka në axhende një aktivitet të rëndësishëm.

Selia rozë ka lajmëruar se do të prezantojë zyrtarisht në celje të fushatës elektorale, të gjithë kandidatet për kryetar bashkie dhe kandidatet për këshillat bashkiak.

Takimi do të mbahet tek pallati I kongreseve.

Mesa duket mund te kemi një përplasje axhendash, nga hapja e fushatës së PS tek protesta e opozitës para kryeministrisë, ndonëse deri në 31 maj nuk dihet nëse do të ketë lëvizje të ndërkombëtareve për ti ulur apo jo palet në dialog, një process që të paktën për momentin duket I largët pasi Basha ka refuzuar disa ftesa publike të Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *