Subscribe

Gjashtë ish-deputetët e PD që u proceduan penalisht nga ana e prokuroisë për protestën e 16 shkurtit, kanë reaguar duke e cilësuar si të paligjshëm hetimin ndaj tyre.

 

Në një konferencë për mediat, Alibeaj deklaroi se nuk ishin ata që ushtruan dhunë por ishte policia ajo që I pengoi ata që të merrnin informacion mbi shoqërimet e protestuesve që kishte bërë.

 

Alibeaj tha se ai së bashku me kolegët u vunë përballë agresionit të disa funksionarëve të lartë të policisë të cilët, sipas tij, ishin të dehur.

 

“Policia na pengoi ne te drejten tone kushtetutuese dhe ligjore per te marre informacion. Interesi yne ishte per te marre informacion per protestuesit e arrestuar e te dhunuar ne menyre te kundraligjshme. Drejtori i Pergjithshem, nendrejtori i pergjithshem, prokurori i ceshtjes ishin te impenjuar jo me detyrat e tyre, por te mbytur nga avujt e alkoolit. Ne zyrat e shtetit u vume perballe agresionit te disa funksionareve te larte te policise te dehur nga alkooli”

 

Gjatë konferencës Alibeaj hodhi akuza në drejtim të drejtorit të policisë, dhe nëndrejtorit pasi, sipas tij, u përpoqën t’I kërcënonin me armë.

 

“Pamjet tregojne se Drejtori i Pergjithshem i Policise agreson deputetin Strazimiri per t’i marre telefonin me te cilin po filmonte. Nendrejtori i policise vendos doren ne brez per te nxjerre armen. Ne kemi depozituar ne prokurori kallezim penal ndaj cdo personi qe na ka penguar te kryejme detyrat kushtetuese, por prokuroria nuk ka bere asnje veprim per kete kallezim. Ne perfundim te afatit te mbylljes se herimeve, me 1 Qershor, ata qe hetohen normalisht duhet te ishin thirrur per te dhene shpjegime.”

 

Ndërsa ish-deputeti Flamur Noka e cilësoi hetimin ndaj tyre si një tentativë të kërcënimit politik të opozitës nga pushteti.

 

“Jemi perballe nje tentative te kercenimit politik te opozites nga pushtetit. Ne  si deputet ishim ne kryerje te funksioneve kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka ndodhur qe policia te godase apo dhunojne deputete ne krye te detyres. Ky eshte rast i paprecedente. Ne videon e shperndare nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qarte qe une largoj punonjesin e policise nga agresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri. Deputetet jane te paprekshem. Ata nuk jane police, jane banda me uniforme qe agresojne fizikisht, perfaqesuesit e popullit ne krye te detyres kushtetuese. Ne rast se do te kishte nje prokurori, kjo do te ishte ceshtja per t’u hetuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *