Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, i ka drejtuar një letër publike presidentit Ilir Meta lidhur me reagimin e këtij të fundit ndaj SHBA. Në letrën drejtuar presidentit, Tarifa e quan marrëzi reagimin e ashpër të këtij të fundit ndaj SHBA.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-ambasadori Tarifa rrëfeu edhe një nga përplasjet e vitit 2002 me kryeministrin e asokohe, z.Ilir Meta.

“Çështja që unë shtroj në letër dhe çfarë i kujtoj Metës, është pikërisht ngjarja kur ai dha dorëheqjen dhe kur mua do më takonte, nëse do më kërkohej shpjegim nga sekretari i atëhershëm i shtetit z.Colin Poëell, të jepja një shpjegim. Prandaj dhe i kërkova të më këshillonte se çfarë duhet të thosha e si duhet t’ja komentoja. Të mos harrojmë se ky ishte viti 2002. Në 2001-in kishte trazira në Ballkan. Në pranverën e 2001-it, në Maqedoni ndodhi ajo që ndodhi, një luftë e armatosur në fakt dhe z.Poëell vizitoi Shkupin. Kështu që i kishte të freskëta ngjarjet në Ballkan. Dhe komenti i tij në fakt ishte që ‘ne nuk duam trazira të reja në Ballkan.’ Unë natyrisht ndjeva detyrimin që këtë si ambasador, mesazhin e sekretarit të shtetit t’ja komunikoja kryeministrit Meta. Të nesërmen, kryeministri Meta më merr në tëlefon, i nevrikosur dhe thotë që unë nuk të thashë ti thuash gjë dhe unë s’të kam çuar ty që t’u shërbesh të tjerëve, kuptohej aludimi qe për Fatos Nanon. Ishte përplasja e madhe mes tyre. Një luftë hakmarrëse…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *