Subscribe

Një grua 43 vjeçe humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi mengjësin e kësaj të mërkure në aksin kombëtar Elbasan-Peqin.

 Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete.

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Fatkeqësisht sipas policisë në këtë aksident ka ndërruar jetë Gentiana Isarai, 43 vjeçe, banuese në Kuçovë, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”.

Ndërkohë janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *