25-vjeçari Eduart Pica, të cilit këtë të mërkurë ju bë një atentat, ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vitin 2017, ai ka aksidentuar për vdekje dy persona, të cilët udhëtonin me një makinë tjetër, ndërsa u plagosën edhe dy të tjerë.
Aksidenti i rëndë ndodhi në Fushë-Krujë dhe asokohe, Pica u arrestua. Si fillim u mendua që shkak për aksidentin të ishte bërë shpejtësia, por më pas u zbulua se ishte Eduart Pica ai që e kishte përplasur automjetin, duke ju sjellë vdekjen dy të rinjve.
Më pas ai ishte larguar nga vendngjarja. Mëngjesin e kësaj të mërkure atij ju bë një atentat, duke qëlluar me armë në drejtim të makinës së tij. Nga të shtënat, nuk mbeti njeri i plagosur.