Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u konfiktua me një tjetër shofer. Ngjarja ka ndodhur në Berat, në vendin e quajtur “Rapi”.

I arrestuari është shtetasi me iniciale F.Ç, i cili duke drejtuar mjetin e tij tip “BMW” është përplasur me mjetin tip “Range Rover” dhe është konfliktuar me drejtuesin e tij, shtetasin E. Sh.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë konstatuar se 22-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *