Një këmbësore është përplasur rëndë paraditen e sotme nga një mjet në zonën e Kombinatit.

Ndonëse nuk ka shumë detaje për momentin, burime për Vizion Plus bëjnë të ditur, se kalimtarja është dërguar në spital ku ndodhet në gjëndje të rëndë.

Shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin u shoqërua në komisariat.

 

Informacion paraprak

 

Sot , më datë 23.01.2020, rreth orës 10:10, në rrugën e “ Qelqit”, në Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin SH.H, ka aksidentuar këmbësoren, TH.M, 64 vjeçe , e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *