Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të Dervenit.
3 makina, një ‘Benz’ me targë AA 385 TL’, një ‘Golf’ me targa ‘AB 700 XG’ dhe një ‘Benz’ tjetër janë përplasur ndërmjet tyre, ndërsa bëhet me dije se disa persona kanë mbetur të plagosur.
Gjithashtu një person ka mbetur i bllokuar në njërën prej makinave të aksidentuara. Nuk ka ende asnjë informacion tjetër për këtë aksident të rëndë, ndërsa policia dhe ambulanca janë në vendin e ngjarjes.