Në ditët e fundit të fushatës elektorale para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, janë shënuar përplasjet mes militantëve në Dibër. Simpatizantë te PDIU dhe PD janë  përfshire ne nje incident ne mesnate. Policia tha se gjatë ndërhyrjes për të normalizuar situatën është konstatuar se makina e militantëve të PDIU shoqërohej nga një polic, i cili tashmë është arrestuar. Ai është 26-vjeçari Demir Deda,  punonjës policie ne portin e Durrësit. Sipas policisë, Deda shoqëronte me fuoristradë militantë te Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet. Gjatë kontrollit policor, në automjetin tip ”range rover” që drejtohej nga polici Deda u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën ai deklaroi se e mbante me leje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *