Tre persona kanë ngelur të plagosur mes tyre një 5-vjeçar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjtje në Elbasan.

 

Ngjarja ndodhi në fshatin Mamël, ku sipas policisë mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh., është përplasur me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit me inicialet J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri.

 

Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *