Një aksident i rëndë është shënuar në një nga zonat kryesore të kryeqytetit në Tiranë. Dy makina janë përfshirë në një aksident pranë zonës së Medresesë.

 

Një mjet tip Fiat Punto është përplasur me një Audi A3. Për pasojë drejtuesi i makinës Fiat ka pësua lëndime të rënda në këmbë. Ai ka mbetur i shtrirë në rrugë deri në mbërritjen e autoambulancës që i ka dhënë ndihmën e parë.

 

 

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë për Vizion Plus se në makinën Audi krahas shoferit ishte dhe një pasagjer, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime serioze.

 

Shpejtësia tej normave të lejuara në këtë aks rrugorë mendohet të jetë shkaku i kësaj përplasje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *