Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e Gjadrit, por fatmirësisht pa të lënduar.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër.
Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, por besohet se shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar e njërit prej shoferëve.
Si pasojë e përplasjes një prej automjeteve ka përfunduar në kanalin anës rrugës, ndërsa makina tjetër është dëmtuar në pjesën e përparme të saj.





