Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në aksin Elbasan-Librazhd.

 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në fshatin Mirakë Librazhd, ku mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU , me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, i cili është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” , me targa AA 824 HP, me drejtues shtetasin V. D., 25 vjeç.

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere që ndodheshin në këto mjete, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit.

 

Sipas policisë si pasojë e aksidentit htetasja K.H., 49 vjeç pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po heton për pasojat e aksidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *